Pamje të frikshme/ Avioni merr flakë në ajër dhe bën ulje emergjente në Teksas

Pasagjerët e Boeing 737 në një fluturim të Southwest Airlines përjetuan momente frike, kur pak pas nisjes për në Kankun, avioni mori flakë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, 15 gusht 2023 dhe zjarri që ra në motor e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente në aeroportin William P. Hobby në Teksas.

Siç raporton Reuters, në videot e regjistruara nga dëshmitarët nga brenda avionit, flakët dallohen qartë në një nga motorët.

Në një deklaratë zyrtare, Southwest Airlines e pranoi incidentin, duke thënë se Boeing 737 kishte një "problem mekanik menjëherë pas ngritjes" dhe se avioni ishte në tokë për rishikim.

FAA do të kryejë një hetim të plotë për zjarrin e motorit.