Goditën automjetin e personelit të misionit paqeruajtës, OKB dënon ashpër sulmin
Me deklaratë zyrtare forcat paqeruajtëse të OKB kanë dënuar ashpër sulmin nga turkoqipriotë me një buldozë kundër një automjeti me personel të misionit paqeruajtës.
Sipas videove që kanë pushtuar median sociale tashmë, sot paradite një automjet me anëtar të forcave paqeruajtëse të OKB në zonën e vdekur të Qipros, kufirin mes Qipros greke dhe atë nën forcat turke është sulmuar nga një grup turkoqipriotësh që kryenin punime të paligjshme në një rrugë në zonën Pila.
Anëtarët e OKB janë përpjekur të bëjnë thirrje për ndalim punimesh, por turkoqipriotët kanë qëlluar automjetin me buldozën e punës.
Ngjarja ka ngjallur reagime të ashpra jo vetëm nga kryesia e forcave paqeruajtëse të OKB, por edhe nga organizata ndërkombëtare e shumë vende.
Konkretisht, për krim serioz me bazë të drejtën ndërkombëtare bëjnë djalë Forcat Paqeruajtëse të Qipros, UNFICYP, qeveria e Qipros e ka konsideruar si alarm diplomatik për episode të organizuara kundër britanikëve dhe sllovakëve anëtarë të forcave paqeruajtëse të OKB.
Qeveria greke e ka dënuar si akt injorimi i të drejtës ndërkombëtare ndërsa deklaratë urgjente kanë bërë dhe ambasada e SHBA, Britanisë dhe Francës ku dënojnë ashpër episodet sot në mesditë.


