Rritje e madhe e numrit të fëmijëve që jetojnë në varfëri në Britaninë e Madhe

Më shumë se 120 000 fëmijë në Britaninë e Madhe jetojnë në formën më ekstreme të varfërisë, sipas një sondazhi të kryer nga organizata bamirëse “Buttle UK”, që thekson se situata është përkeqësuar që nga viti i kaluar.

Një rritje e niveleve të varfërisë është përshkruar si e ashpër dhe shqetësuese nga “Buttle UK”, e cila punon dhe ofron grante financiare për fëmijët në nevojë.

Sondazhi, me pjesëmarrjen e 1 240 profesionistëve të vijës së parë, zbuloi se rreth 60% e fëmijëve jetonin në varfëri, nga 45% e raportuar vitin e kaluar dhe 36% në 2021.

“Familjet që po mbështeten nga punonjësit tanë të vijës së parë, përfshijnë rreth 122 000 fëmijë që jetojnë në varfëri”, tha organizata bamirëse në raportin e saj vjetor të “Gjendjes së Varfërisë së Fëmijëve”.

Ndryshimet nga viti në vit midis tri grupeve të fundit të sondazhit ilustron në mënyrë dramatike rrethanat që përkeqësohen në mënyrë progresive për fëmijët në varfëri.

Organizata bamirëse e përshkroi termin “varfëri” si standardin absolut më të ulët të jetesës që mund të përjetojë çdo i rritur, fëmijë apo i ri, duke shtuar se realiteti i jetuar është degradues dhe i paqëndrueshëm.