Biden përshëndet ‘epokën e re’ të marrëdhënieve mes Japonisë dhe Koresë së Jugut
Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti të premten bashkëpunimin e ri të sigurisë me Japoninë dhe Korenë e Jugut , ndërsa priti liderët e vendeve aziatike në bisedimet trepalëshe në Camp David.
Biden vlerësoi “guximin politik” të presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida për të kthyer faqen e armiqësisë historike.
“Vendet tona janë më të forta – dhe bota do të jetë më e sigurt – ndërsa qëndrojmë së bashku. Unë e di se ky është një besim që ne të tre ndajmë,” u tha ai atyre ndërsa hapi bisedimet në selinë presidenciale në malet në perëndim të Uashingtonit.
Biden tha se të tre do të ndjekin “këtë epokë të re bashkëpunimi dhe do të rinovojnë vendosmërinë tonë për të shërbyer si një forcë e mirë në të gjithë Indo-Paqësorin dhe, sinqerisht, në mbarë botën”.
Japonia dhe Koreja e Jugut kanë pasur marrëdhënie të tensionuara historikisht që nga pushtimi i Koresë nga Japonia në vitet 1910-1945.