SHBA-ja vendos sanksione ndaj milicive në Siri, përgjegjëse për abuzime
SHBA-ja vendosi dje sanksione ndaj dy milicive të armatosura me qendër në Siri dhe tre anëtarëve të udhëheqjes së grupeve lidhur me abuzimet e të drejtave të njeriut.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha se jane vendosur sanksione ndaj Brigadës Suleiman Shah, udhëheqësit të saj, Mohammad Hussein al-Jasim dhe vëllait të tij më të vogël, Walid Hussein al-Jasim si dhe Divizionit Hamza dhe udhëheqësit të tij Sayf Boulad Abu Bakr, në lidhje me abuzimet e rënda kundër banorëve të rajonit Afrin në veri të Sirisë.
“Këto grupe të armatosura kanë përkeqësuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta civile në veri të Sirisë dhe kanë penguar rimëkëmbjen e rajonit duke u përfshirë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut kundër popullatave të cenueshme”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë.
Konkretisht, Brigada Suleiman Shah akuzohet se ka nënshtruar popullsinë e Afrinit ndaj rrëmbimeve dhe zhvatjeve.
Divizioni Hamza, gjithashtu një grup i armatosur që vepron në Sirinë veriore, akuzohet për përfshirje në rrëmbime, vjedhje pronash dhe tortura.
Çdo pasuri në SHBA që i përket personave të prekur do të ngrihet dhe bashkëpunimi në biznes me ta në SHBA do të ndalohet.
