Policia bën "namin" në Ksamil/ Sekuestrohen 432 shezlongë dhe 216 çadra, proçedohen dy persona. JA PAMJET
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 11:21
Në plazhet e Ksamilit janë sekuestrouar nga policia 432 shezlongë dhe 216 çadra pasi ishin vënë në mënyrë të kundërligjshme, pa autorizimin pëkatës.
Janë proçeduar në gjendje të lirë dy administratorë, të cilët nuk deklaronin të ardhurat që kishin nga ky aktivitet. Në plazhin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil u sekuestruan 328 shezlongë dhe 164 çadra dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi K.I., 39 vjeç banues në Sarandë.
Ndërsa në plazhin e quajtur “Laguna” u sekuestruan 104 shezlongë dhe 52 çadra dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi A.L., 49 vjeç banues në Berat.

