FOTO-LAJMI/ Ish-zv.ministri “i 100 mln eurove” i buzëqeshur në sallë, biznesmeni i tensionuar. GJKKO tërhiqet për vendim
Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 11:58
Koncesioni i sterilizimit prej 100 mln euro është çështja që po diskutohet këtë të premte në GJKKO, ku po zhvillohet seanca ndaj të arrestuarve ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmenit Ilirjan Rrapaj, si dhe 6 të tjerëve të lënë në masë më të lehtësuar nga SPAK.
Ndërkaq gjykata mësohet se është tërhequr për vendim, ndërsa avokatja e ish-zv.ministrit kërkon masë më të butë ose garanci pasurore.
Në pamjet e siguruara nga “Ora Neës” duken qartë biznesmeni Rrapaj disi i tensionuar, ndërsa ish-numri 2 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe krahu i Ilir Beqajt në atë institucion duke qeshur.

