EMRAT/ Kapet hajduti me 3 emra i 5 vjedhjeve në Tiranë. Në pranga dhe njeriu që shiste sendet e grabitura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 10:22
Policia e Tiranës ka kryer operacionin “The Runner”| duke arrestuar një person të identifikuar si pjesëmarrës në 5 vjedhje.
I arrestuar gjithashtu është edhe një person tjetër që tregtonte sendet e vjedhura, Ramadan Palushi.
Ardit Shehu është person i njohur për policinë, pasi në 26 dhjetor të vitit 2017 ai është arrestuar në Sarandë me akuzën e vjedhjeve të disa marketeve.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Ardit Shehu identifikohet edhe me dy emra të tjerë, Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku.


