Rithemelimi dhe Meta: Të lirohet menjëherë Fredi Beleri nga burgu politik

Partia Demokratike Zyrtare ka kërkuar të mërkurën daljen me një kandidat të përbashkët të opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit që do të mbahen me 24 shtator.

Ndërkohë Ilir Meta nga Partia e Lirisë, dhe Oerd Bylykbashi nga Grupimi I rithemelimit në PD, kërkuan njëzëri lirimin e menjëhershëm të Fredi Beleri nga burgu!

Nga Kukësi ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale me 24 shtator, ka ardhur edhe propozimi për bashkimin e Partisë Demoratike për gjetjen e një kandidati të përbashkët!

Teksa kjo forcë politike shkon në zgjedhje e ndarë në 3 grupime, PD zyrtare atje u ka shtruar dorën e bashkëpunimit fraksioneve të tjera.

"Në kuadër të zgjedhjeve të datës 24 Shtator 2023 për kryetar bashkie, Partia Demokratike apelon për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, bashkimin e tyre në një përfaqësim dinjitoz, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar" 

Nga ana tjetër Ilir Meta nga Partia e Lirisë që kandidoj me Berishën në 14 maj nën siglën e koalicionit Bashkë Fitojmë tha se forca që ai përfaqëson nuk ka asnjë prentendim për kandidatët e saj!

"Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga partia e Lirisë për bashkinë e Kukësit dhe nuk është se kemi patur. Ne do të mbështesim cdo kandidat që përzgjedh partia demokratike".

Ilir Meta komentoj edhe protestën në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, ku morën pjesë edhe zyrtarë Grekë.

Duke anashkaluar një përgjigje të drejtëpërdrejtë për pjesëmarrjen e zyrtarëve grekë, kreu i Partisë së Lirisë këmbënguli tek ajo që ai e quajti arrestim politik të Fredi Belerit!

"Asnjëherë nuk kam qenë partizan i ndërhyrjeve në zgjedhjet e të tjerëve qoftë në Greqi qoftë në Itali qofta në Amerikë e kudo tjetër nga politikanët shqiptarë. Natyrisht që nuk më pëlqen kur politikanë të huaj ndërhyjnë në zgjedhjet në vendin tonë"

Në të njëjtën linjë edhe Oerd Bylykbashki nga grupimi I rithemelimit në Partinë Demorkatike, kërkoi të mërkurën lirimin e mënjëhershëm të Fredi Belerit!

"Në emër të partisë Demokratike deklaroj se kerkojme lirimin e menjëhershëm i burgimit politik të Fredi Belerit.  

Çështja e Belerit është dërguar tanimë në Gjykatën e Posaçme, ndërsa opozita këmbëngulë për tja dhënë mundësinë atij që të betohet në mënyrë që të mos e humb mandatin!