Tjetër skandal në Polici: "Operacionalja" me një linjë të paautorizuar interneti, AMP dorëzon padinë, nisin hetimet
Agjencia e Mbrojtjes Policore ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale, pasi është zbuluar se në këtë strukturë është përdorur një linje e paautorizuar Interneti.
Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se kallëzimi është bërë në korrik dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Nushi.
Përdorimi i një linje të paautorizuar interneti ngre dyshime të forta se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash.
Hetimi është mbajtur top sekret dhe prokuroria nuk bëri komente në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihen ende se cilët janë zyrtarët e kallëzuar.
Ky dyshim ka ardhur dhe pas konsultimeve me njohës të mirë të specialistëve të IT-së. Po ashtu ka dyshime se kjo linjë mund të jetë përdorur dhe për hakerim. Kallëzimi i AMT është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri të arrestohej.
Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve.


