“Sherri nisi në lokal, autori po pinte”, banori tregon kafen e fundit me viktimën në Bulqizë: E ngritën nga buka dhe e vranë

Një tjetër dëshmi tronditëse është publikuar sa i takon krimit të rëndë në Bulqizë, ku një i ri u vra. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Homesh të Bulqizës.

Një prej bashkëfshatarëve të viktimës dhe autorit tha për Doçin se pak para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin.

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra.

Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë.

Më pas viktima, rreth orës 9 e gjys e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.