Policia zbardh operacionin anti-ekstazi në Tiranë: Droga transportohej me autobus të linjës Kosovë-Tiranë

Drejtori i policisë Tiranë, Tonin Vocaj doli ne deklaratë për mediat. Foli për operacionin antidrogë ku u kapën doza të shumta të ekztazisë.

"U siguruan provat ligjore për aktet kriminale dhe u arrestuan pjesëtarët e grupit kriminal. Grupi përbëhej nga 5 persona që trafikonin sasi të mëdha ekztazie nga Kosova në Tiranë.

Droga transportohej me autobus të linjës Kosovë Tiranë. Pasi dërgesat mbërrinin në Tiranë, transpotoheshin me makina me qera drejt qyteteve të tjera. Trafikanët kërkonin pagesa paradhënie.

Ekztasi, disa doza kanabis dhe disa aparate celulare janë sekuestruar. Policia e angazhuar për të luftuar krimin", tha nder te tjera drejtori i Policise. 

Policia zbardh operacionin anti-ekstazi në Tiranë: Droga transportohej