Kur duhet ta lagim furçën? Para apo pas larjes së dhëmbëve?

E lagni furçën e dhëmbëve para apo pas vendosjes së pastës? Kjo është një nga pyetjet që ka krijuar debate të shumta.
Shoqata Amerikane e Dentarëve (ADA), një burim i besueshëm i informacionit për kujdesin oral, ka përcaktuar standardet e sigurisë dhe efikasitetit për produktet dentare. Ky institucion këshillon:
1. Përdorni një furçë dhëmbësh me fije të buta.
2. Lani dhëmbët dy herë në ditë, për dy minuta.
3. Shpëlajeni furçën e dhëmbëve pas përdorimit dhe lëreni të thahet.
4. Zëvendësoni furçën çdo 3 muaj, ose më herët nëse është dëmtuar.
Pra, sipas kësaj shoqate lagia e furçës është një vendim subjektiv, mjafton që furça të ketë fije të buta.
Ndërsa dentistët këshillojnë lagien e furçës zakonisht para larjes, për të zbutur paraprakisht fijet e saj, sepse një furçë e thatë mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve ose të gërryejë smaltin.


