Një ilaç nga Japonia për rigjenerimin e dhëmbëve të rënë

 Një ilaç nga Japonia për rigjenerimin e dhëmbëve

Studiuesit japonezë kanë zbuluar një ilaç, i cili mund të rigjenerojë dhëmbët që na kanë rënë.
Ky ilaç për rritjen e dhëmbëve të rinj, do të hyjë së shpejti në provat klinike tek njerëzit, pasi është treguar efektiv te kafshët.



Bari në fjalë stimuloi rritjen e dhëmbëve të “tretë” pas atyre të qumështit dhe më pas dhëmbëve të përhershëm tek të rriturit e kafshëve.

Një ilaç nga Japonia për rigjenerimin e dhëmbëve

Studiuesit shprehen optimistë për suksesin e tyre, teksa bëjnë me dije se ky ilaç mund të na mundësojë rigjenerimin e dhëmbëve të humbur për shkak të lëndimit, prishjes së dhëmbëve ose pleqërisë.
Ekipi mjekësor  synon ta ketë ilaçin gati për përdorim të përgjithshëm në vitin 2030.