Sekretet për t'u nxirë sa më shumë

Vera po ikën me hapa të shpejta dhe me siguri po kërkoni se si të keni një nxirje e shpejtë dhe e qëndrueshme.


Ja disa hapa që do i'u ndihmojnë:


1. Përgatitni lëkurën ndaj diellit
Mos e nënvlerësoni hidratimin e lëkurës. Një skrab një herë në javë do ju ndihmojë në zhdukjen e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë nxirja e lëkurës do të jetë e qëndrueshme dhe uniforme.

Sekretet për t'u nxirë sa më shumë

2. Të ushqyerit
Ushqehuni me ushqime që stimulojnë melatoninën, një hormon natyral që prodhohet në trurin tonë. Këto ushqime janë ato të cilat përmbajnë vitaminat A, C dhe E, si frutat e detit, majdanozi, rukola, spinaqi, brokoli dhe kungulleshkat. Mbi të gjitha, ushqehuni me karota sepse janë të pasura me beta-karoten i cili i jep pigment lëkurës. Këshillohet të hani gjashtë copë ose dy gota lëng karote.

Sekretet për t'u nxirë sa më shumë

3. Merrni rreze pranë ujit
Të qëndroni pranë pishinës ose bregdetit përshpëjton nxirjen e lëkurës. Uji reflekton rrezet diellore me një intensitet të dyfishtë.

 Sekretet për t'u nxirë sa më shumë

4.Zgjidhni orarin e duhur për t’u ekspozuar në diell
Duhet të shmangni të ekspozoheni në diell në oraret e dëmshme 10-16. Por, duke qenë se edhe nxirja mund të jetë më e madhe nga rrezet intensive, atëherë dilni në diell vetëm një gjysmë ore të shoqëruar me krem mbrojtës, midis orës 12-14.

Sekretet për t'u nxirë sa më shumë 
5.Hidratimi
Pasi të kaloni një ditë në pishinë ose në det është e rëndësishme të aplikoni një krem hidratatues, do ju ndihmojë që të ruani nxirjen sa më gjatë dhe do ju mbrojë prej të rrjepurit të lëkurës.

Sekretet për t'u nxirë sa më shumë