E thonë studiuesit: Nëse je i varfër, je më i ekspozuar edhe ndaj kancerit

Varfëria, një ndër faktorët për shtimin e rrezikut të kancerit

Nga kanceri mund të preket çdokush nga ne, njerëz të çdo lloj moshe për arsye nga më të ndryshmet.

Në një studim të bërë nga një ekip shkencor gjerman, ka rezultuar se ulja e rasteve të kancerit është më e theksuar në rajone më gjendje më të mirë sociale sesa në vende të tjera.

Në pamje të parë duket se varfëria dhe mosarsimimi nuk kanë lidhje me këtë sëmundje, por mesa duket është vërtetuar e kundërta.

Në studimin e tyre, shkencëtarët ekzaminuan të dhënat nga 48 milionë banorë në tetë qytete të Gjermanisë dhe krahasuan diagnozat e kancerit midis vitit 2007 dhe 2018.

Rezultati: pabarazia sociale po ndikon gjithnjë e më shumë në shkallën e rasteve të reja me kancer në Gjermani.

Ata zbuluan se më pak njerëz janë sëmurë nga kanceri në këtë periudhë në tetë qytetet e studiuara.

Për fat të keq, kjo rënie në shkallën e sëmundjeve është shumë më e vogël në rajonet me gjendje më të vështirë sociale, sesa tek ato më të pasura.