Pëson atak kardiak, ndahet nga jeta aktorja dhe modelja e njohur amerikane

Aktorja dhe modelja e njohur amerikane, Shalley Smith, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare si pasojë e nje ataku kardiak.

Lajmin e trishtë e dha bashkëshorti i saj, Michael Maguire.

Smith ishte e njohur për pjesëmarrjen e saj në filmat “The Associates” dhe “For Love and Honor”.

Pëson atak kardiak, ndahet nga jeta aktorja dhe modelja e njohur amerikane

Smith filloi karrierën e saj të modelingut, duke u futur në "Harper’s Bazaar" dhe duke marrë pjesë në revistat ‘Vogue’, "Mademoiselle" dhe "Glamour".