Një intervistë ndryshe/ Ja se si Steve Jobs vepronte me punonjësit  e tij

Steve Jobs, krijuesi dhe drejtuesi i kompanisë "Apple'', mesa duket nuk ka vepruar njëjtë si çdo drejtues tjetër, me punonjësit e tij.

Ai e ka shmangur formën e zakonshme të një interviste pune, ku kandidatët për punë, mbushen me stres dhe duhet të memorizojnë një listë të gjatë përgjigjesh.

Jobs merrte intervistuesit për një shëtitje dhe pinin diçka së bashku. Në vend të pyetjeve bazike për punë, ai pyeste për gjëra të zakonshme si për shembull, çfarë kishin bërë verën e kaluar.

Duket se kjo lloj interviste ka dhënë rezultate të shkëlqyera, pasi sot "Apple'' ka avancuar shumë dhe kjo falë punonjësve të zgjedhur.

Një intervistë ndryshe/ Ja se si Steve Jobs vepronte me