Kriza e euros ndihmoi shqiptarët, Themeli: Ndali rritjen e çmimeve

Rënia me 17 pikë e euros në 8 muaj dhe po ashtu edhe e monedhave të tjera të huaja ka ndikuar në mbajtjen nën kontroll të ccmimeve në shqipëri. Sipas Erald Themelit, Drejtor i Departamentit të Politikës Monetare në bankën e shqipërisë kjo ka bërë që inflacioni në vendin tonë të jetë më i ulët nga shtete të tjera.

"Forcimi i kursit të këmbimit na ka mundësuar ta absorbojmë një pjesë të presioneve të larta inflacioniste nga tregu i huaj".

Megjithatë ai shprehet se ecuria e kursit të këmbimit do të jetë një nga pikat që do të analizohet në vendimmarrjen e ardhshme.

"Në vendimmarjjen e të ardhmes do të udhëhiqet nga informacioni i ri dhe nga ecuria e kërkesës së ofertës për mallra, e politikës fiskale dhe kursit të këmbimit në të ardhmen".

Për themelin ekonomia ka rritje pozitive. Madje duke pranuar se janë shtrenjtuar normat e interest për 

kreditë, ai shton se edhe huamarrja ka vijuar trendin e rritjes.

"Megjithëse normat e interesit dhe kushtet e financimit paraqiten  më të shtrënguara në raport me periudhën para krizës, para goditjes që pësuam nga konflikti ushtarak në Ukrainë. Ritmi i rritjes së kredisë mbetet pozitiv".

Themeli shprehet se vitin e ardhshëm rritja ekonomike në vend të shkojë mbi 3 për qind.

VIDEO/ Intervista e plotë