Emigrimi dhe turizmi, thyen euron

Më shumë se 5 miliardë e 700 milionë euro kanë hyrë në shqipëri në 15 muaj nga turizmi, investimet e huaja dhe remitancat. Sipas të dhënave të shqipërisë vetëm emigrantët kanë sjellë në familjet e tyre rreth 1 miliardë euro duke nisur nga janari I vitit 2022. Sipas bankës së shqipërisë rritja e fortë në këto sektorë janë shkak për vazhdimin e rënies së euros.

Zhvlerësimi I euros që ka nisur prej shkurtit të vitit 2022 dhe duke vijuar edhe sot, sipas bankës së shqipërisë vjen si pasojë e rritjes së investimeve të huaja, turizmit dhe të ardhurave të shtuara të emigrantëve. Në analizën e të dhënave për tre muajt e parë të këtij viti theksohet se nuk ka asnjë element mbi të cilin të ngrihen dyshime për spekulime në treg.

Kështu vetëm në vitin 2022 nga pushuesit që frekuentojnë bregdetin apo mallet e shqipërisë në vend janë future 2.8 miliardë euro. ndërsa kësaj shume I shtohen edhe 624 milionë që kanë hyrë për periudhën janar mars të vitit 2023 çka banka e konsideron ri një rritje të përshpejtuar.

Me të njëjtën logjikë në raport thuhet se emigrantët në vitin e shkuar sollën në familjet e tyre 833 milionë euro dhe 213 të tjera në janar mars.

Këtyre shumave sipas të dhënave zyrtare u mbivendosën edhe 1.3 miliardë euro investime të huaja direkte në vitin 2022 me një rritje prej 33 për qind. I njëjti trend shihet edhe në muajt që pasojnë.

Por më tej evidentohet që forcimi I lekut sjell probleme sa I përket eksporteve të prodhimeve made in Albania, por kjo shoqërohet me argumentin e rishpërndarjes së të ardhurave në sektorë të tjerë duke mos cënuar rritjen ekonomike.

Një tjetër problem shihet mungesa e krahut të punës. Banka pranon se ka një trend të rritjes së pagave dhe uljes së nivelit të papunësisë. Por kompanitë ankohen se nuk po arrijnë të gjejnë personelin që u duhet.