Festa e lakrorit mbledh turistë dhe ruan traditën e Polenës në Korçë
Festa e Lakrorit në Polenë të Korçës vazhdon të mbledhë turistë por edhe të ruaj traditën. Gra e burra janë bërë bashkë duke gatuar por dhe duke paraqitur mënyrat e të gatuarit Nën tingujt e muzikës qindra pjesëmarrës shijuan nën kënaqësinë e freskisë së natyrës
Lakrori me dy petë konsiderohet nga më të veccantët në vend dhe I pjekur në sacc edhe më I shijshëm " Lakrori në saç ka dy të veçanta, e para është në saç dhe nuk është në sobë me korrent që edhe thahet se do një kohë më të gjatë për tu pjekur dhe e dyta nuk ka lyrë. Ka pak yndyrë edhe brenda në gjellë edhe pjesa e sipërme".
" Po ka nevojë ndonjëherë, ne për të pjekur jemi se për të gatuar s'gatuajmë dot neve. Një lakror bëjmë në shpi neve, të futemi burrë e grua sikur nuk shkon" Nuk janë vetëm gratë të angazhuara në gatm edhe burrat japin kontributin e tyre.
" Për herë të parë kam bërë lakror në klasë të 6. Nuk e kam bërë edhe aq të mirë ndoshta por me atë mësimin e gjyses, të mamit jam munduar edhe në vite pastaj kuptohet që e përmirësova teknikën". Në Polenë familjarët theksojnë përpjekjet për të pasuar trashëgiminë te fëmijët, në mënyrë që asgjë të mos harrohet
" Traditë ka qenë. Kshu ka qenë. Bënin lakrorë edhe në drekë edhe në darkë. Edhe bënim lakrorë nga gjithë llojet. Byrek me dy petë, petanik, prej misri prej të tëra llojeve". Evenimente të tilla jo vetëm gjallërojnë zonën, shprehen ata, por krijojnë edhe të ardhura për të rritur ekonomine.


