VIDEO/ “Një kapele me një Ferrari”, reagon sërish Cllevio për djegien e makinës së Noizyt: Për ferrarin s'di gjë, për “Maybach”-un, po

Këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy nuk i është djegur makina e modelit “Ferrari”, vlera e të cilit është rreth 30o mijë euro.

Kjo pasi, Noizyt i është vënë flaka makinë tjetër luksoze, prek afro 120 mijë eurosh. Bëhet fjalë për mjetin “Maybach - Mercedez Benz”, të cilin Noizy e linte të parkuar kryesisht para lokalit të tij në Durrës.

Ndërkaq këngëtari Cllevio Serbiano, i cili dyshohet se fshihet pas djegies së makinës të Noizyt ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

“Nji kapele për nji Ferrari”, thotë ndër të tjera Cllevio.