Lufta në Ukrainë, Rusia bën bilancin: Kemi vrarë 600 ushtarakë ukrainas për 24 orë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se forcat e saj kanë vrarë rreth 600 ushtarakë ukrainas në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.

Pretendimet, të cilat janë të paverifikuara, thonë se deri në 575 trupa ukrainase vdiqën si rezultat i angazhimeve me ushtarakët rusë.

180 të vrarë në drejtim të Donetskut

165  të vrarë në drejtim të  Kupyansk

115 të vrarë në drejtim të  Krasnolimansky

60  të vrarë në drejtimin Zaporizhzhia

35 të vrarë në drejtim të Donetskut jugor

20 të vrarë në drejtim të Khersonit

Nga ana tjetër Ukraina nuk regjistroi asnjë humbje në raportin e saj ditor.