6ix9ine e ka kthyer burgun në shtëpi të dytë, arrestohet sërish në Florida, ja për çfarë akuzohet kësaj radhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2023, 11:09
Reperi i njohur 6ix9ine është arrestuar së fundmi në Palm Beach, i ndodhur në Florida.
Sipas policisë reperi me patentë të pezulluar kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, dhe gjithashtu makina nuk kishte dokumentacionet përkatës.
Pas kësaj ngjarje, 6ix9ine u arrestua dhe u dërgua në burg dhe u lirua shumë shpejt pasi pagoi garancinë prej 2000 dollarësh.
Kujtojmë që më parë ai është dënuar për sulme me armë dhe akuza për vrasje.



