FOTO/ Palltoja e fundit e Elvisit në ankand me një shifër marramendëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2023, 10:52
Një pallto e punuar me porosi, e veshur nga mbreti i rokut Elvis Presley është shitur për më shumë se 120,000 paund në ankand.
Palltoja prej lëkure, e veshur nga Elvis Presley gjatë vitit të fundit të jetës së tij, doli në ankandet e Henry Aldridge & Son në Devizes, Wiltshire.

Çmimi marramendës është dhjetë herë më shumë se sa çmimi që doli në korrik të vitit të shkuar për këtë pallto.
Këngëtari pak ditë para se të vdiste kishte vendosur që këtë pallto t'ia dhuronte kunatit të tij.
Ky i fundit, pas disa vitesh e dhuroi këtë xhaketë në një lotari ndërkombëtare.


