Sërish shpërthime nga guroret në Borizanë, ndërhyn policia. Banorët refuzojnë të denoncojnë në komisariat

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës 17:45 minuta nga guroret që ndodhen sipër fshatit Borizanë të Fushë- Krujës.

Banorët të lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores kanë njoftuar policinë duke thënë se po u dëmtohen banesat.

Mësohet se policia u ka kërkuar që të shkojnë dhe të bëjnë denoncim në komisariat, por ata vetëm i kanë dërguar pamjet filmike te medit. 

Banorët nuk kanë pranuar me arsyetimin se nuk kanë besim tek institucionet, ndërsa mësohet se mes denoncuesve është edhe fisi Maja i cili u rrah nga fisi Rrahja pak jav1% më parë.