35 vite nga vdekja e Havzi Nelës, shkrimtari kundërshtar i regjimit komunist, u var në mes të Kukësit

35 vite më parë, në agoni të regjimit më të egër komunist në Evropë, u var në mes të qytetit të Kukësit, shkrimtari Havzi Nela.

Atë e kujtojnë sot me shumë dhimbje, por edhe krenari njëkohësisht, që ky kundërshtar i regjimit komunist, ky shpirt i lirë, luftoj gjatë gjithë jetës së tij me anë të fjalës së lirë, duke kundërshtuar nismat e kooperativave apo shembjen e kishave e xhamive.

Shkrimtari e studiuesi Petrit Palushi, i cili që nga viti 1993 ka botuar katër libra mbi figurën e Havzi Nelës, e përkufizon jetën e martirit si skëterra e vuajtjeve në pesë dënime të tmerrshme që mori nga dora gjakatare e rrëgjimit hoxhist.

Pas dënimit të Havzi Nelës kalvari i vuajtjeve e dënimeve i kalon edhe familjes dhe fisit Nela.

45 persona kanë marre dënime te skajshme  nga të cilët: 15 persona  janë internuar, 16 familje janë dëbuar nga fshati, 6 persona janë burgosur dhe kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës nëpër burgjet e ndryshme.

2 janë pushkatuar kurse Havzi Shaban Nela, i shpallur martiri i demokracisë, pas 20 vjetësh burg në burgjet më të tmerrshme të Qafë Barit është dënuar me varje në litar me 10 gusht të vitit 1988.