EMRAT + PAMJET/ Drogë në një agjenci private sigurimesh! Tre të arrestuar në Durrës, mes tyre edhe pronari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2023, 12:37
Policia e Durrësit njofton se në kuadër të operacionit “Agjencia”, u arrestuan shtetasit Ermand Bejdo, Edmond Mehmeti dhe Alen Gjyzeli.
Keta shtetas, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, për të shitur doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Të arrestuarit kishin përshtatur një agjenci private për të shitur drogë.
Janë sekuestruar disa doza kokainë gati për shitje. Në pranga kanë rënë, Ermand Bejdo 37 vjec, Edmond Mehmeti 41 vjec dhe Alen Gjyzeli 19 vjec. Një prej të arrestuarve ishte pronar i agjencisë.

