"Larg duart nga parku!" Kulla pas TKOB-së në Tiranë, tjetër protestë nga Lëvizja Bashkë

Qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Bashkë kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën në Tiranë kundër ndërtimit të kullës 60 kate në territorin e një lulishteje.

Ata hodhën akuza kundër qeverisë, bashkisë dhe opozitës për përfshirjen në këtë projekt që i merr kryeqytetit një tjetër hapësirë të gjelbër.

Leja e ndërtimit për këtë projekt qindra milionë euro është miratuar në mars të këtij viti, por vetëm në “përgjumjen” e gushtit kur njerëzit janë kryesisht me pushime dhe vëmendja publike është e ulur, u vendos që të nisnin punimet për këtë objekt tjetër që i merr frymën qendrës së Tiranës.