Më pak lindje e më pak vdekje, INSTAT publikon shifrat: 5119 foshnja erdhi në jetë në tre muaj

Numri i lindjeve në shqipëri ka shënuar sërish rënie, madje krahasuar me periudhën tetor dhjetor me 1 mijë më pak. Sipas INSTAT megjithatë shënohet një rritje natyrore pozitive për shkak se ka pasur më pak vdekje. 

Shtesa natyrore e popullsisë për periudhën prill qershor I është kthyer sërish trendit rritës me 465 lindje më shumë se sa vdekje. Po kjo jo për shkak rritjes së lindjeve.

Sipas INSTAT janë 55 foshnje më pak se periudha e parë e vitit ose 1 mijë më pak se 3 mujori I fundit I vitit të shkuar.

Në total numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2023 është 5.119, krahasuar me 6342 që erdhën në jetë në periudhën tetor dhjetor.

Dibra, Elbasani, fieri, Korça dhe Kukësi kanë shënuar një rritje të lehtë të foshnjave që kanë ardhur në jetë. Ndërsa Tirana, Kukësi dhe Shkodra kanë një rënie të ndjeshme.

Po ashtu rezulton se periudha korrik shtator rezulton të ketë pasur më shumë lindje në rang vendi me 6555 foshnje.

Edhe numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2023 është 4.654, duke shënuar një rënie prej 8,1 % duke sjellë kështu një rritje natyrore pozitive në vend.

Në fakt prej më shumë se një viti në shqipëri është ngritur alarmi për plakjen popullsisë.

Shkak është bërë rritja e emigracionit e shoqëruar dhe me më pak çifte që zgjedhin të sjellin në jetë fëmijë duke bërë që familjet të kenë një përbërje 3 deri në katër anëtarë.