Tensionet në rritje, Letonia përforcon kufirin me Bjellorusinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 15:24
Bjellorusia e cila strehon tani mijëra trupa të grupit mercenar Wagner, është bërë një shqetësim për vendet e krahut lindor të NATOS si Polonia dhe Letonia. Kjo e fundit ka përforcuar kufirin me Bjellorusinë që është 173 kilometra i gjatë.
Letonia ka akuzuar Bjellorusinë dhe liderin e saj Lukashenko se qëllimisht kanë sjellë emigrantë nga rajonet e krizës në kufi në mënyrë që ato të hyjnë ilegalisht në Letoni. Letonia gjitashtu ndan kufirin e saj me Rusinë në lindje të saj.

