PAMJET/ Makina "fluturon" në katin e dytë të shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 14:49
Një burrë zgjodhi që mos të ndjekë formën tradicionale të të parkuarit të makinës në oborrin e shtëpisë, kjo pasi ai vendosi ta ngjiste mjetin e tij në katin e dytë të një shtëpie në Pensilvani.

Lidhur me këtë aksident të çuditshëm që ndodhi ditën e dielë, as vetë grupi hetimor i ngritur për këtë çështje nuk i jep dot shpjegim se si ajo makinë u ngjit në kat të dytë.

“Fotografitë flasin vetë”, tha një nga ekspertët.
Në momentin e përplasjes, në shtëpi ka pasur tre persona të cilët fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.

Nga ana tjetër shoferi, pas përplasjes ishte në gjendje të ngjitej në çati.
Ai është dërguar në spital me plagë në trup.
