Sulmet me 9 viktima dhe dhjetëra të plagosur në Pokrovsk. Rusia: Iu kundërpërgjigjëm Ukrainës, tentuan të godasin Moskën

Sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë kanë shkaktuar nëntë viktimë dhe 82 të plagosur gjatë orëve të fundit.

Ky ka qenë bilanci i sulmit rus në Pokrovsk. Ishte Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky i cili konfirmoi lajmin gjatë fjalës së tij të mbajtur në Pokrovsk, Donetsk Oblast.

Lideri ukrainas tha se mes të plagosurve kishte fëmijë, një prej tyre në gjendje kritike.

Zelensky shtoi se ky sulm është një akt i qëllimshëm i terroristëve dhe Rusia do të mbajë përgjegjësi të plotë për të.

“Ky është një akt i qëllimshëm i terroristëve për të shkaktuar dhimbjen më të madhe, dëmin më të madh. Rusia do të marrë përgjegjësinë e plotë për këtë, duhet të ketë dënime kundër terroristëve”.- tha ai.