Irani pretendon se ka siguruar teknologjinë për prodhimin e raketave supersonike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 13:45
Irani pretendon se ka siguruar teknologjinë e nevojshme për prodhimin e raketave lundruese supersonike. Agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim raporton se kjo teknologji është ende në fazën e testimit.
Njoftimi për raketat supersonike vjen në kohën e rritjes së tensioneve në gjirin persik me SHBA. “Kjo raketë, që është raketë e gjeneratës së re të raketave lundruese të prodhimit iranian, aktualisht po testohet dhe do të jetë një kapitull i ri në fuqinë mbrojtëse të Iranit”, raportoi Tasnim.
Shpejtësia e këtyre raketave supersonike tejkalon shpejtësinë e zërit.

