Prezantohet spikerja e parë Artificiale në Ballkan! Ana AI jep lajmet në Mal të Zi

Një spikere virtuale në Mal të Zi transmeton lajmet e përgatitura nga gazetarët. Kjo është hera e parë që inteligjenca artificial në gazetari përdoret në një vend të Ballkanit.

Për herë të parë në Ballkan, një medie në Malin e Zi transmeton edicionet e lajmeve përmes një spikereje virtuale.

E quajtur Ana AI, ajo lezon për publikun lajme e përgatitura nga redaksia.

Ky projekt u realizuar duke përdorur inteligjencën artificial një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike.

Një ekspert i kësaj fushe u shpreh se Inteligjenca Artificiale sigurisht që është një mjet i dobishëm, aq sa edhe i rrezikshëm nëse përdoret për qëllime propagandistike.

“Përdorimi i AI në vetvete nuk është problematik, për sa kohë që politika editoriale e mediave zbaton standarde të larta etike dhe nuk lejon abuzimin e këtyre teknologjive”, tha Backović për RSE.

Ai shton se një person duhet të verifikojë vazhdimisht përmbajtjen dhe të ketë fjalën e fundit kur e publikon materialin për publikun.

Mili Prelević, redaktor i portalit Dan, i cili ishte i pari në Mal të Zi që përdori këtë teknologji, përparësitë e këtij modeli të punës i sheh në përsosmërinë e prezantimit të Anës.

"Ana AI nuk është e pasigurt, nuk humbim kohë për grim, nuk kemi nevojë për kameraman. Ne zgjedhim nëse do të jetë bionde apo e zezë, çfarë do të veshë. Çfarë i jap unë spikerja virtuale e di që do të lexohet në mënyrë perfekte”, thotë Preleviq.