Kapet ariu hajdut në SHBA/ “Hank the Tank” hynte në banesa, tmerronte banorët
Një Ari i bëri i famshëm në rrjet pasi vidhte në banesat rreth zonës ku jetonte është kapur më në fund nga departamenti i kafshëve të egra në Kaliforni!
Kafsha e egër e njohur si Hank the Tank, besohet se ka hyrë në disa objekte ndërsa veç historisë argëtuese, konsiderohej edhe si kërcënim që ta izolojnë një ari të zi, i cili njiihet për aftësinë e tij jashtëzakonshme.
Ariu, i cili peshon 227 kg ishte ishte në kërkim prej më shumë se një viti dhe u bë qendër e diskutimeve pas shumë vjedhjeve që kryente në Kaliforni.
I njohur si Hank the Tank, ky ari u bë i famshëm në rrjet pasi u konfirmua se kishte hyrë në dhjetra shtëpi zonën e Liqenit Tahoe në kaliforni të Shterteve të Bashkuara të Amerikës.
Veçse rrezik për njerëzit, kafsha e egër ishte shndëruar edhe në një hajdut, pasi merrte dhe dëmtonte sende të ndryshme në banesa!
Prej gati një viti, ai ishte shpallur në kërkim, por kishte humbur gjyurmët!
Ariu Hank the Tank u lokalizua dhe kap punjësit e sektorit të Departamenti të Kafshëve të Egra të Kalifornisë!
biologët përdorën metoda të avancuara për ta imobilizuar sa më shpejt dhe kjo u bë e mundur edhe pas provave që e lidhnin atë me vjedhjet e bëra.
Pas kapjes së Hank, autoritetet vendosën që ariu të zhvendosej në Kolorado për të minimizuar rrezikun e incidenteve të tjera.
Sakaq tre këlyshët e saj do të transferohen diku tjetër konkretisht në Sonoma të Kalifornisë, ku ata trajnohen për të qenë sa më paqësorë.
Ekspertët besojnë se furnizimi i vazhdueshëm me ushqim ka bërë që Hank të anashkalojë letargjinë normale të arinjve të zinj gjatë dimrit.




