Tregtia e jashtme kineze sërish në rënie për shkak të kërkesës së dobët globale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 21:48
Tregtia e jashtme e Kinës ka regjistruar një tjetër rënie, pasi eksportet në korrik ranë me 14,5% në terma vjetore, tha sot autoriteti doganor në Pekin.
Rënia vjen pas një sërë rëniesh të mprehta në muajt e mëparshëm.
Importet, në të njëjtën periudhë ranë me 12,4%. Të dyja shifrat ishin më të ulëta nga sa prisnin analistët.
Perspektiva për ekonominë kineze po bëhet gjithnjë e më e zymtë, pasi një fillim i fortë i vitit po humbet vrullin.
Vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë po përjeton një kërkesë të dobët globale, për shkak të një tregu të vështirë të pasurive të paluajtshme dhe konsumit të brendshëm të dobët.
