Portugalia e Spanja në luftë me zjarret/ Alarm nga vala e tretë e të nxehtit. Mbi 40 gradë

Portugalia e Spanja janë në luftë me zjarret ndërsa Gadishulli Iberik është përfshirë nga vala e tretë e të nxehtit për këtë vit me temperatura mbi 40 gradë. Dhjetëra zona konsiderohen në rrezik maksimal nga autoritetet , ndërsa qindra familje tashmë janë detyruar të braktisin shtëpitë

Zjarrfikësit në Portugali janë në luftë për të vënë në kontroll zjarret që kanë përfshirë mijëra hectare dhe që rezikojnë të vijojnë të përhapen në kushtet e temperaturave në rritje!

Rreth 800 forca u angazhuan për të shuar një vatër zjarri në qytetin ku mbi 1400 njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë për shkak të rrezikut nga flakët!

Temperaturat mbi 40 gradë celcius që pritet të godasin gadishullin iberik

Tre zjarre të mëdha që dogjën qindra hektarë në Spanjë gjatë funddjavës u vunë nën kontroll, por alarmi mbetet në fuqi

Në Portugali të hënën u regjistrua temperature 46.4C (116F), më e larta e këtij viti.

Zjarri pranë Odemira që u shfaq të shtunën ka shkatërruar deri tani 6700 hektarë, e për pasojë të rrezikut 19 fshatra, 4 nga të cilët vende turistike janë evakuuar.

Kryebashkiaku e cilësoi situatën “kritike dhe komplekse”

Në rajonet qëndrore të Portugalisë zjarret detyruan mbylljen e disa rrugëve përfshirë edhe pjesë të autostradës që lidh Lisbonën me Porton.

16 avionë janë përfshirë në operacionet për të shuar këto zjarre

120 komuna në të gjithë portugalinë janë në rrezik nga zjarret sipas autoriteteve portugeze

Në Spanjë, zjarret pranë qyteteve Cadiz dhe Huelva dhe në rajonin verior të Katalonjës kanë djegur mbi 1000 hektarë sipërfaqe

Vala e të nxehtit e kësaj jave do të shënojë të tretën që godet gadishullin Iberik këtë verë.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë përfhapjen e tyee

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve të gazeve serë, sipas ekspertëve