Mercenarët e Wagner nisin të ndërtojnë kamp pranë kufirit me Ukrainën

Mercenarët e ushtrisë private Wagner raportohet se kanë nisur të ndërtojnë një kamp të përhershëm pranë kufirit ukrainas. Ky kamp do të strehojë rreth 1000 ushtarë.

Kampi po ndërtohet pranë aeroportit Zyabrovka rreth 15 milje larg kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën. Sipas palës ukrainase ky kamp po ndërtohet për të mbajtur gjallë tensionet në rajon, zonë e cila është ende nën kontrollin e Ukrainës.

Më herët është raportuar se Wagner ka kryer stërvitje ushtarake pranë Brest, një nga qytetet më të mëdha në Bjellorusi.