Plagosje me thikë në një muze në Britani, 1 person dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 13:57
Një ngjarje e rëndë ka nodhur në një muze në Mbretërinë e Bashkuar. Një burrë ka plagosur me thikë një burrë tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Autori është arrestuar menjëherë në vendngjarje. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 paradite ndërsa autoritet britanike kanë evakuuar vizitorët dhe stafin e muzeut.

