VIDEO/ “A do t’ma marrësh fytyrën?!”, Mc Kresha nervozohet me DJ e tij dhe ndalon koncertin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 12:32
Mc Kresha është një ndër të paktët këngëtarë që këndojnë vetëm live.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtari ka ndaluar koncertin e tij pas një debati me Dj e tij për shkak të instrumentalit.
"Ti i ke fajet, pse unë i kam fajet?" A do t’ma marrësh fytyrën?! Deri tani kam qenë duke kënduar “live” dhe publiku do mendojë që kënga e fundit nuk ishte e tillë”, dëgjohet të thotë reperi teksa i drejtohet me zë të lartë DJ.
Në fund çdo gjë ka përfunduar me batuta ku një ndër to ishte se Kreshën ende nuk e kanë lënë veshët por edhe nëse e lënë shkaku do jetë DJ.

