Fëmija që vdiq në Suharekë varroset sot, motra e tij në gjendje të mirë shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 14:29
Sot do të bëhet varrimi i djalit që vdiq dje në Suharekë pasi i kishin zënë dyert e shtëpisë.
Bashkë me fëmijën ishte edhe motra e tij, e cila sipas informacioneve të familjarëve është jashtë rrezikut për jetën.
Rasti ka ndodhur në dyert e fqinjëve që u rrëzuan mbi të vegjlit.
Sipas fqinjit, i cili edhe i largoi dyert nga fëmijët, gjendja e djalit ka qenë e rëndë, derisa vajza e cila po trajtohet në QKUK ka qenë me vetëdije.

