Çfarë po ndodh? Adriola Dushi "i vihet pas" Capital T deri në jug

Modelja shqiptare, Adriola Dushi, po kalon pushime të mrekullueshme në bregdetin shqiptar, ndërkohë që ka publikuar një video në faqen e saj zyrtare në rrjetin social "Instagram", teksa duket se është angazhuar më shumë se ç'duhet për organizimin e koncertit të Capital T, për të cilin "ka gjetur kohë" të na vërë në dijeni edhe për mënyrën se si mund të pajisemi me bileta nëse duam t'i bashkohemi këtij eventi.

Mesa duket dyshja po kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit duke mos u fshehur më nga mediat.

Nën shoqërinë e tyre mendohet të jetë edhe ish-banori i BBV 2, Ardit Çuni, i cili në fakt është edhe më aktiv në informimin e ndjekësve në kohë reale për atë çfarë po ndodh në këtë festë.