Kolegët fitojnë lekë me këngët e saj, reagon Vesa Luma: Po tregohuni zotërinj dhe merrni leje para se t'i këndoni

Vesa Luma është rikthyer në Shqipëri pas qëndrimit në Zelandën e Re dhe pritet që t'i rikthehet së shpejti muzikës.

Por këngëtarja shfaqet e indinjuar me kolegët e saj nga estrada të cilët po interpretojnë këngët hite, në koncertet e tyre pa lejen e saj.

“More e kam një pyetje për ju kolegët e mi, sepse po e shoh që po më bëjnë shumë ‘tag’ (etiketim) nëpër postime në Instagram, po ju shoh duke kënduar këngët e mia në koncertet tuaja, a po ju doket e ndershme.

Sepse ndërkohë jeni duke bërë nga 50 këngë në muaj, 200 këngë në vit. S’po kuptoj çka po merreni me këngët e mia një herë.

Të paktën tregohuni zotërinj ose koleg nëse më cilësoni si të tillë dhe merrni leje, sepse me kënaqësi jua jap atë leje, por jo kështu sepse nuk bën”, ka thënë këngëtarja nga Prishtina.