QENTË SËRFISTË - Kampionati i çuditshëm botëror, zhvillohet në Kaliforni

Sërfi nuk është vetëm një ekskluzivitet për njerëzit e apasionuar pas këtij sporti. Në Oqeanian Paqësor është zhvilluar kampionati botëror i sërfit për qentë. Jo vetëm me veshje të posaçme, por qentë janë parë të paisur edhe me syze dielli.

Të veshur me rroba të posaçme, qentë e racave të ndryshme shihen teksa ngasin valët drejt bregut me atletizëm, ndërsa pronarët e tyre dhe shumë të tjerë të kuriozuar ndiqnin evenimentin.

E me keto pamje, në Oqeanian Paqësor është zhvilluar kampionati botëror i sërfit për qentë.

QENTË SËRFISTË - Kampionati i çuditshëm botëror,

Njëri prej pronarëve duke folur plot krenari për qenin e tij shprehet se Cherie një bulldog francez i pëlqen të qëndrojë në bord, si një gur i madh.

“Ajo ul pak shpinën, dhe gjoksi i ulet poshtë, ndërsa shijon udhëtimin", tregon pronari i qenit.

Ndërsa pak me tutje një tjetër pronar shpjegon se qeni i tij është rritur shumë përgjatë viteve dhe ka mësuar ta zotërojë më mirë situatën mbi dallgë.

QENTË SËRFISTË - Kampionati i çuditshëm botëror,

“Është më e qetë taksa bën sërf ndryshe nga më përpara. Ajo e merr dallgën si të vijë dhe e shijon udhëtimin”

Për disa qen të tjerë ky ishte viti i dytë që marrin pjesë. Për ta gjithçka është e re. Duam vetëm të vijmë dhe të bëjmë pak qejf si dhe të vendosim një buzëqeshje në fytyrat e njerëzve.

QENTË SËRFISTË - Kampionati i çuditshëm botëror,

Disa prej qenve u panë teksa vendosnin edhe syze dielli. Kjo për të shmangur rrezatimin e fortë që uji bën në sytë e tyre duke shkaktuar edhe djegie herë pas here.