Lëvizja Bashkë dhe qytetarët protestojnë kundër 58-katëshit pas TKOB-së: Mbani duart larg parkut!

Lëvizja Bashkë dhe qytetarë të ndryshëm  ka zhvilluar një protestë në qendër të Tiranës, në mbrojtje të parkut pas TKOB dhe kundër ngritjes së një ndërtesa 58 kate. 

Parku është rrethuar dhe pritet të kthehet në një kantier ndërtimi.

“Këta ulërasin do të bëjmë Dubai, por Dubai ngrihet mbi asgjë. Hiqni dorë, mos ju bindni një njeriu pa dinjitet. Çdo pallat që ngrihet në Tiranë është një vrasje”.

pjesë ekësaj proteste ka qenë edhe Pedagogu Ervin Goci i cili u shpreh se ky sistem nuk do të  ndalojë deri sa të ndëtojë në çdo cep të vendit.

“Kjo kauzë dhe shumë kauza të tjera, ndërtimi në Tiranë nuk ka asnjë dallim nga inceneratori. Skema e inceneratorëve ndoshta është më e shpejtë, por skema të tilla janë grabitje. Toka këtu është pasuri publike, siç mbrohen taksat duhet mbrojtur edhe prona.”, tha ai.