Aksident i frikshëm në Korçë, përplasen 3 makina, 7 të lënduar

Një aksident i trefishtë ndodhi këtë të shtunë në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Në rrethana ende për t’u sqaruar 3 makinat u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë 7 persona mbetën të lënduar, mes tyre 2 fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.

Ata janë dërguar të gjithë në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar nga një prej automjeteve, si dhe moti i keq. Si pasojë e përplasjes njëra prej makinave përfundoi jashtë rruge dhe ra në kanal.

Me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, në vendin e ngjarjes po punon një grup hetimor.