“Burri im po vdes, se nuk ka ilaçe”/ Gruaja e dëshpëruar denoncon në “Ora News” mungesën e barnave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2023, 12:15
Në një telefonatë të bërë në emisionin “Ora Juaj” nis RTV “Ora News” një grua e shqetësuar për shëndetin e burrit të saj, ka denoncuar situatën e rëndë të sistemit shëndetësor në Shqipëri, ku siç tha ajo, nuk gjen dot as ilaçet për mjekimin e bashkëshortit.
Gruaja tha se kërkuar ndihmë për sigurimin e ilaçeve deri në Ministrinë e Shëndetësisë pasi nuk i gjen në asnjë farmaci.
“Burri im ka punuar 44 vjet, ka paguar siguracione. Nuk i gjej ilaçet në asnjë farmaci në Shqipëri. Unë nuk kam mundësi që t’i marr në shtetet e tjera, jam e vetme.
I bëj thirrje ministrisë të veprojë në lidhje me këtë problem”, u shpreh ajo.


