Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat dhe dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Një 50 vjecar është arrestuar në Durrës për zjarrëvënië të qëllimshme. Arjan Dani kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave dhe për shkak të përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.

Drejtoria vendore e policisë Durrës i bën thirrje qytetarëve që në asnjë rast të mos ndezin zjarre.

Njoftimi i policise: 

Durrës/Policia arreston një tjetër autor zjarrvënieje.

Ndezi zjarr për të djegur mbeturina dhe për pasojë dogji tokën e fqinjit, arrestohet 50-vjeçari.

Sapo u njoftuan se një shtetas kishte ndezur një zjarr në lagjen nr.8, zjarr i cili po dëmtonte tokat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Durrës.

50-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke në afërsi, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

#angazhimpërkushtimsakrificë????️????
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit????????
#nëshërbimtëqytetarëve????️????????️
#denonconë112???? ✅