11 gra të vrara në 8 muaj, avokati: Krimet ndodhin nën “lupën” e Policisë, sfidë parandalimi
Luljeta Preza, e therur poshtë urës së Dajlanit në Durrësi ishte gruaja e 11 e vrarë për vitin 2023 në vend.
Ndryshe nga shumica e rasteve të tjera 32-vjeçarja u dhunua dhe u godit me thikë jo në rrethana familjarë, por shkak të aktiviteteve të paligjshme, përfshirë atë të prostitucionit
Avokati Enea Cenko duke iu referuar rastit në fjalë sjell në vëmendje angazhimin që duhet kundër këtij fenomeni për të shmangur rrezikun e përsëritjes
Konfliktet në familje janë motivi kryesor i krimeve ndaj grave ne vendin tonë.
Avokati Cenko thotë se Policia dhe gjykata nuk duhet të mjaftohet vetëm me lëshimin e urdhrave të mbrojtës por duhet të angazhohet në strehimin dhe kujdesin ndaj tyre.
Kohëve të fundit thote avokati gjykata dhe prokuroria po tregohen shumë të kujdesshëm në dhënieve të vendimeve të personat që kryejnë krime në fjale.
Nisur edhe nga rastet e përsëritura qeveria kërkon që ligji të ashpërsohet për autoret e këtyre krimeve.
